Kampionati kombëtar i boksit për të rritur ka hapur siparin në qytetin e Shkodrës. Në ditë e parë rezervoi 10 takime në ring.
Janë 8 ekipe me afro 50 boksier dhe 20 trajner që marrin pjesë. Dita e parë u shoqërua me sfida emocionuese dhe plot rivalitet. Nga 10 ndeshje në total, 3 nuk u zhvilluan për mosparaqitje të boksierëve ndërsa në 2 të tjera boksierët u tërhoqën pas raundit të parë. Një tregues jo shumë i mirë që vitet e ardhshme duhet të rekuperohet. Presidenti i federatës Florend Kalivopulli vlerësoi këtë aktivitet. Dy rivalet e këtij kampionati Vllaznia dhe Tirana patën edhe numrin më të madh të ndeshjeve. 6 sfida Vllaznia dhe 4 Tirana. Një bilanc më të mirë pas ditës së parë kanë shkodranët të cilët fituan 4 takime nga 6 ndërsa Tiranë vetëm 2 nga 4 që pati. Ndeshja me emocionale në ditën e parë ishte ajo e peshës 81 kilogram mes Alban Barmetës të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë. Fitues u shpall boksieri i Vllaznisë i cili festoi tejet i emocinuar. Trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni vlerësoi paraqitjen e Kajoshit dhe fitoren e tij ndaj Barmetës. Pas ditës së parë shkodranët janë shumë më pranë trofeut të 20-të kampion, çka është edhe objektiv i Vllaznisë. Gjithsesi duhen pritur dy ditët e tjera për të parë ecurinë deri në fund.