Ka nisur në Shkodër edicioni i 12-të i “Shkodra Jazz Festival” përmes një risie që këtë vit është quajtur “Shkodra Jazz On Tour”. Të ftuar në natën e parë në Shkodër ishin grupi muzikor “Gorgone Trio” të cilët performuan në zonën muzeale të Gjuhadolit.
Organizatori i “Shkodra Jazz Festival” Florian Jakaj shprehet se ky është viti i 12-të dhe i 5-ti për “Rrok Academy” ku studentë të rinj të muzikës kanë mundësi që për tre javë të mësojnë nga artistë të mirënjohur ndërkombëtar.
Këtë vit studentët e “Rrok Academy” do të shkojnë për tri ditë në Vermosh ku do të kenë edhe dy koncerte për t’i lënë më pas vendin koncerteve të “Shkodra Jazz Festival.
Këtë vit ndryshe nga më përpara studentët e “Rrok Academy” janë regjistruar vetë, kjo edhe nga eksperienca e mirë e studentëve të tjerë në vitet e kaluara.
“Shkodra Jazz Festival” do vijojë me koncerte për tri javë ndërsa do të përmbyllet me 29 gusht me koncertin final ndërsa do të performojnë artistë dhe grupe të njohur ndërkombëtar.