Kanë nisur aplikimet për të qenë pjesë e Task Forcës Speciale Qëndrore dhe Vendore, në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”, bën të ditur Policia e Shtetit.
“Me qëllim përzgjedhjen e kapaciteteve më të mira të Policisë së Shtetit për të qenë pjesë e këtyre Task Forcave, si dhe në kuadër të transparencës, njoftohen punonjësit e policisë të interesuar të kandidojnë për specialist hetimi pranë Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore, që brenda datës 30 dhjetor 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë”.
Po ashtu, Policia e Shtetit shpjegon se “Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme: Jetëshkrimin e përditësuar, pozicionet dhe detyrat që ka pasur CV. Vlerësimin e punës nga Titullari i Institucionit”.
Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
Të ketë punuar në strukturat qendrore apo vendore kundër drogës, traqeve, krimet e rënda dhe krimit ekonomik për të paktën 3 vjet.
Të jetë trajnuar për aspektet e veçanta të hetimit të veprave penale në këto fusha.
Të ketë integritet dhe përkushtim.
Të ketë pasur rezultate konkrete në punë dhe të rezultojë i suksesshëm në hetimet e ndjekura
. Të mos jetë nën efektin e ndonjë mase disiplinore.
Kandidatët preferohen:
Të kenë mbaruar studimet në drejtësi, bachelor ose master në drejtësi.
Të zotërojë gjuhë të huaj anglisht.
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen: në adresën elektronike: aplikotfs@asp.gov.al, si dhe në adresën postare: Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Bulevardi ‘Bajram Curri’, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policise se Shtetit.