Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur sot projektligjin për dhënie amnistie. Në një postim në rrjete sociale ku ka postuar dhe fotot duke firmosur, Manja shkruan: “Premtimet nuk harrohen”.
Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret.
Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.