TË KONFIRMUARA QË PO SHKARKOJNË JANË TUNELI I KOMANIT DHE I FIERZËS. Hapen portat në hidrocentrale. Burime konfidenciale bëjnë me dije se të konfirmuara që po shkarkojnë aktualisht janë hidrocentrali i Komanit dhe ai i Fierzës.

“Star Plus” ka arritur të sigurojë edhe disa pamje amatore ku tregojnë tunelin e hapur në hidrocentralin e Komanit dhe shkarkimin që po bëhet atje. Nga sa bëhet e ditur, burimet thonë se aktualisht po shkarkohet ujë me 700 metër kub në sekond. Natyrisht duke marrë parasysh se aktualisht nuk ka reshje shiu dhe nuk ka prurje në atë hidrocentral si shkak i shiut, shkarkimi që po bëhet është i konsiderueshëm e në të njëjtën kohë edhe i rrezikshëm. Porta në tunelin e Komanit e cila është hapur që në orët e mëngjesit të ditës së sotme është e hapur mbi 3 metër ndërkohë që në totalin e saj është 8 metër e lartë. Në rast se prurjet janë më të mëdha në Koman atëherë natyrisht edhe sasia e shkarkimeve do të rritet. Nga ana tjetër burime të sigurta bëjnë me dije se kuota në hidrocentralin e Komanit para se të hapej tuneli shkarkimit ka qenë 174 metër. Pas disa orësh të shkarkimit të ujit kuota ka shkuar në rreth 173.4 metër. Në total niveli aty është vetëm 176 metër. Pra uji është vetëm 3 metër poshtë nivelit maksimal që natyrisht është një rrezik permanent për momentin. Po ashtu burime konfidenciale bëjnë me dije se një problem janë edhe shkarkimet që po bën hidrocentrali i Fierzës. Nga sa mësohet atje po prodhohet me kapacitete maksimale e po ashtu edhe shkarkimet e ujit që po bëhen janë në shifra të frikshme. Në rast shkarkimet në këto dy hidrocentrale vijojnë me të tilla ritme atëherë zona e NënShkodrës me shumë gjasa do të përmbytet, të paktën një pjesë e tokave bujqësore të disa Komunave. Një prej drejtuesve vendor, prefekti Paulin Radovani bëri apel hidrocentraleve që të mos shkarkojnë ose të shkarkojnë shumë pak dhe se në rast se ka përmbytje, fatura sipas prefektit i shkon vetëm hidrocentraleve.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/x9Au1egJsVo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHEMBET SHTËPIA, RRUGICA E BLLOKUAR
Artikulli tjetërPREFEKTI: BUXHETI I KËSHILLIT TË QARKUT NË GJYKATË