Rreth 80 të burgosur, shumica anëtarë të një bande të fuqishme kriminale në Brazil shpëtuan nga një burg në Paraguai, përmes një tuneli 26 metra të gjatë.
Mediat raportojnë se tuneli ishte hapur për këtë qëllim. Ministria e Drejtësisë njoftoi se drejtori i burgut së bashku me 6 oficerë u pushuan nga puna.
Ishte “një punë që zgjati shumë ditë” dhe ishte praktikisht “e pamundur” që stafi i burgut “të mos kuptonte se autorët ishin duke ikur”, tha ministrja e Drejtësisë të Paraguait Cecilia Peres, duke përfunduar se ata ishin paguar.
Autoritetet braziliane thonë se kanë rritur masat e sigurisë përgjatë kufirit me Paraguain.
Ministri Federal i Drejtësisë Brazilian Serge Mouro ka siguruar që është i gatshëm të ndihmojë autoritetet e Paraguait për ti arrestuar të arratisurit.
“Nëse ata kthehen në Brazil, ajo që i pret ata është një biletë pa kthim në burgun federal,” tha ai.