Ne mes miqsh dhe figurave te njohura te qytetit, por dhe botes akademike dhe shkencore autorja shkodrane zenepe dibra ka promovuar fjalorin enciklopedik te radhes kushtur hapesires shkodrane.

Nje liber prej 2 vellimesh me plot 1800 faqe autorja dibra mbulon te gjitha fushat e veprimtarise njerzore ndersa qe per te pershkrur kete rruge, brunosjen historike te hapsires shkodrane, autores i jane dashur 6 vite hulumtim. Nderkaq ne promovimin e ketij botimi vlersimet ishin maksimale per cilesine dhe ate cfare sjell ky fjalor enciklopedik. Ky fjalor, edhe pse shumefaqesh, asimilohet lehtesisht dhe nuk te lodh, kjo fale stilit te te shkruarit te autores dhe karakterit shterrues te tij. Zenepe Dibra ka ditur te trajtoje me kompetence profesionale materialet e hulumtuara. Tek lexon faqet e ketij libri, vihet re kujdesi qe ka treguar autorja ne sintetizimin e te dhenave per te na dhene keshtu nje kornize informacioni sa me koncize.. Për të shkruar një enciklopedi nuk ka vetëm vështirësi, sakrificë dhe punë të madhe por në radhë të parë përgjegjësi për ato që shkruan, për kriteret që zgjedh, për saktësinë e ngjarjeve, datave, të vërtetave historike që në shkrime të ndryshme gjenden në variante dhe mënyra të ndryshme.

Artikulli paraprakVARRET E KOMANES, “TË VARROSURA” NGA HARRESA…
Artikulli tjetërBUSHATI: SHTIMI ANTARËSISË NË PS? SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR