Gjatë ditës së hënë, Policia Bashkiake ka vijuar aksioni për lirimin e hapsirave publike në rrugën “Edit Durham” duke bërë të mundur lirim e trotuareve dhe hapsirave të zëna përgjatë këtij segmenti rrugorë. Gjatë punës të shërbimeve në terren janë marrë gjithsej 10 masa administrative, 5 prej këtyre masave administrative janë vendosur për zënie të hapësirës publike me vlerë 38.000 lek, dhe 5 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë me vlerë 5000 lek.

Gjithashtu janë lënë edhe 18 akt-kontrolle subjekteve të ndryshme në vijim të planit të punës. Nga ana tjetër në Zyrën me 1 Ndalesë janë kryer 10 aplikime për shfrytëzim hapësire publike, 1 për shitës ambulant dhe 3 aplikime për vend parkimi. Duke vlerësuar bashkëpunimin e qytetarëve që po ndikon pozitivisht në dhënien e rezultateve të shpejta, Bashkia Shkodër përsëritë apelin ndaj subjekteve dhe individëve që t’i lirojnë vullnetarisht hapësirat e zëna në mënyrë abuzive, në rast të kundërt institucionet përgjegjëse do të veprojnë me forcën e ligjit.

Artikulli paraprakDITA E DYTË E VIZITËS NË TIRANË, BILL CLINTON TAKIM ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA NË REZIDENCËN QEVERITARE
Artikulli tjetërDËMTOHET SËRISH BYPASS-I