Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga bashkia Shkodër po përqendrohet tashmë edhe në zonat turistike.

Pas lirimit të trotuareve nga tabelat dhe objekte të ndryshme brenda qytetit, aksioni është zhvendosur në zonën turistike të Shirokës. Rajonet, inspektoriati ndërtimor i bashkisë, policia bashkia dhe ajo e rendit bashkë me përfaqësues të zonës kanë nisur lirimin e hapësirave publike në Shirokë duke qenë se gradualisht po afron edhe sezoni turistik. Kësaj here duket se bashkia është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë aksion por ajo që mbetet për t’u parë është se sa do të bëjnë rezistencë qytetarët dhe për sa kohë do zgjasë ndërgjegjësimi i tyre.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, DY EKIPET FITOJNË NDAJ BRIANS TË LEZHËS
Artikulli tjetërFORMALIZIMI I DUHANIT, MINISTRIA MBLEDH ADMINISTRATORËT