Të mërkurën e 21 qershorit, bashkia Shkodër njoftoi aksionin për lirimin e hapësirave publike që do të bëhet në datën 26 të këtij muaji. Vetëm pak ditë më vonë, kërkesës së bashkisë për të liruar këto hapësira të zëna padrejtësisht I janë përgjigjur 37 subjekte private ndërsa janë ndërgjegjësuar edhe qytetarë të ndryshëm për lirimin e trotuareve apo vendeve të parkimit. Në njoftimin e bërë nga bashkia Shkodër bëhet me dije se: . Shumë qytetarë kanë nisur lirimin e mjediseve të zëna, ashtu si edhe shumë subjekte i janë drejtuar Zyrës me një ndalesë, për kryerjen e procedurave. Deri sot, e premte 23 qershor, janë 37 subjekte që ofrojnë shërbime bar/restorant dhe 6 të tjerë për parking, të cilët kanë kërkuar pajisjen me lejen e bashkisë, për kryerjen e veprimtarisë së tyre konform ligjit.
Ky proces nënkupton së pari marrjen në shqyrtim të subjekteve, nëse janë debitorë ndaj shtetit dhe nëse kërkesa e tyre ka përputhshmëri në terren, pra mund të pajisen me leje pa cënuar ligjet, rregullat dhe hapësirën. Çdo kërkesë po trajtohet me seriozitetin e duhur nga sektorët përkatës në bashki.
Duke inkurajuar qytetarë dhe subjektet private që të lirojnë hapësirat e zëna padrejtësisht, iu kujtojmë se koha në dispozicion për kryerjen në mënyrë vullnetare është deri me datë 26.06.2023.
Në përfundim të këtij afati pesëditor, Bashkia do të ndërhyjë për lirimin e tyre me strukturat përkatëse dhe forcën që i jep ligji, në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” – thuhet ndër të tjera. Ndërkohë që një aksion I tillë është bërë edhe para 1 viti, për lirimin e pedonales “Kolë Idromeno” dhe zonave të tjera në Shkodër, por nuk ka qenë dhe aq efektiv pasi subjektet dhe qytetarët, në mungesë të kontrolleve të vazhdueshme I janë rikthyer abuzimeve dhe zënies së hapësirave të përbashkëta publike