Shatërvani kryesor i qytetit të Shkodrës në sheshin para bashkisë vijon të jetë një nga zonat më të frekuentuara në qytet, por nga ana tjetër edhe një nga vendet më të dëmtuara.

Pranë këtij shatërvani kalojnë kohën e lirë dhjetëra persona të moshës së dytë dhe të tretë por jo vetëm. Ajo që bie në sy momentin e parë janë koshat e mbetjeve, pjesa më e madhe e të cilëve janë dëmtuar. Pllakat e shatërvanit nga ana tjetër janë dëmtuar masivisht, ndërsa mbishkrime të shumta janë të shënuara prej kohësh në shatërvan.

Sa i përket këndit publik të lojërave, ai e ka humbur funksionin e tij. Pajisjet janë dëmtuar prej kohësh, ndërsa fëmijët e qytetit e kalojnë kohën duke përdorur lodrat që ofrohen nga subjekte private. E njëjtë është situata edhe në pedoanlen e Molos. Stola të shumtë pushimi janë dëmtuar sërish, pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë.

Pllaka të shumta trotuari mungojë, ndërsa një pjesë e madhe e objekteve publike përdoren si vende reklamimi për partitë politike apo subjekte të tjera private.Mundësitë që u ofrohen qytetarëve të Shkodrës për të kaluar kohën e lirë janë të pakta, por edhe ato pak hapësira që janë në shërbim publik, vijojnë të dëmtohen dita-ditës.

Artikulli paraprak“KREZHME ME TË VARFËRIT” NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërQENDËR PËR TË RINJTË NË PLEZHË