Sot nga Mediat Lokale me tërhoqi vëmendjen lajmi se Bashkia Shkodër, Kryetari (jo Kryetarja) ka marre Vendim nr.291 date 24/5/2016 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirave publike për stacionet e plazhit”.

Për qytetarin e thjeshte mund te jete thjeshte një lajm i vonuar… sepse plazhi me date 25 maj duhet te ishte me rregullore gati dhe me aplikime te bëra dhe me kontrata te lidhura… Por arsyeja ime qe po bej këtë reagim nuk është kjo por diçka tjetër. Ky vendim nga Kryetarja e bashkisë Znj. Ademi është ne kundërshtim flagrant me Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”. Ligji cituar nga une me sipër te cilës çuditërisht i referohet edhe kryetarja ne Vendim është i qarte ne ketë pike qe rregulla, Norma e Standarde i vendos Keshilli dhe ja kalon për zbatim Kryetares se Bashkisë.

Me poshtë per te qene i qarte per qytetaret po citoj nenet e ligjit 139/2915 “Për vetëqeverisjen Vendore”.

Neni 7 – ORGANET E NJESIVE TE VETQEVERISJES VENDORE

1. Ne çdo bashki krijohet organi përfaqësues (keshilli) dhe organi ekzekutiv (Kryetari/ja)

2. Organi përfaqësues i Bashkisë është Keshilli Bashkiak dhe organi ekzekutiv është Kryetari i Bashkisë. Neni 9 – TE DREJTAT DHE PERGJEGJESITE Pika 1.2/ c “ E drejta e pronësisë ushtrohet nga keshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegoje ushtrimin e kësaj te drejte askujt tjetër” Neni 54 – DETYRAT DHE KOMPETENCAT E KESHILLIT BASHKIAK Keshilli bashkiak ka këto kompetenca: Pika “k” – Miraton norma, standarde dhe kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve qe i janë dhëne atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.

Është disata here qe Keshilli bashkiak me ose pa vullnetin e drejtuesve te tij anashkalohet për tema “sensitive”… I habitshëm është mos reagimi i kolegeve dhe i Institucioneve përkatëse qe kane detyre kontrollin për zbatimin e ligjshmërisë!!!

Artikulli paraprakBYROJA PERJASHTON 10 DITE BERISHEN NGA KUVENDI
Artikulli tjetërLIVING – 28.05.2016