Në ditët e nxehta të gushtit duket se të gjesh një vënd nën hije ku të kalosh disa moment të freskëta nuk janë dhe aq të pamundura, e një nga vëndet më të ferkuentuara nga mosha të ndryshme është edhe sheshi tek shatërvani.

Në këtë vend ,ku gjelberimi nuk mungon, dhe mosha e thyer e shfrytëzojnë për të kaluar me miqtë, duket se problematikat nuk janë të vogla, pasi në stolat që janë vendosur për të pushuar qytetarët shihet mjaft qartë se prej shumë kohësh nuk është vendosur dorë mbi ta. Duke qënë se hapsira e disponueshme për qytetarët nuk është e mjaftueshme, disa të tjerë zgjedhin të ulen në bar , ku pjesa më e madhe e këtij vëndi gjendet e mbuluar me ujë, ku edhe pse në mes të ditës bari I kësaj zone vazhdon të ujitet duke krijuar kështu pellgje të mëdha uji, duke vështirsuar edhe kalimin e qytetarëve ku mbase disave u duhet të bëjnë lëvizje akrobatike për të mos rënë në ujë apo baltë. Por problematikat nuk mbarojnë këtu. Në hapsirën ku është ideuar për fëmijët , këndi I lojrave është I shkatërruar plotësisht , madje të jep idenë e një lufte të përfunduar dhe pasojat janë këto. Por fëmijët e qytetit tonë janë mjaft kreativ edhe pse u mungon këndi I lojrave, ata vendosin të shftrytëzojnë shatërvanin për tu argëtuar . Kamera e Star plus Tv mundohet të jetë sa më vigjilente ndaj problematikave të shkodrës, duke u munduar që të sensibilizojë të gjith, duke përfshirë jo vetëm qtyetarët por edhe oganet kopetente por sa do të gjejnë zgjidhje këto problematika të qytetit të Shkodrës kjo nuk dihet.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, MBYLLET ME SUKSES KAMPIONATI 3×3
Artikulli tjetërNJE TJETER FUTBOLLIST, BRAKTIS “ANIJEN” KUQEZI