Mbasi u është dhëne një afat kohor prej me shume se një jave, te gjithë tregtareve, qofshin këto lokale apo edhe ushqimore si edhe atyre te produkteve bujqësore, te cilët kishin zaptuar trotuaret, tashme Bashkia M.Madhe, ka ndërmarre aksionin për lirimin e këtyre te fundit , por jo vetëm.Kështu ne kete menyre ne bashkëpunim edhe me policinë e shtetit dhe policinë bashkiake, është ndërmarre edhe aksioni për lirimin e qendrës se qytetit, pikërisht këtu tek lapidari kushtuar luftës se Koplikut te vitit 1920.

Ky vend i kthyer ne parking automjetesh, por edhe mjedise tregtare për produkte bujqësore , ka bere qe jo vetëm te humbas tërësisht funksionimin e dikurshëm ate te lulishtes për qytetaret ,por tashme duke u kthyer ne një mjedise ndotës e aspak te kulturuar dhe te përshtatshem për qendren e qytetit te Koplikut .Pikërisht për këtë aksion te ndërmarre nga administrata e bashkise M.Madhe është bere me dije se ky aksion nuk do te jete vetëm për ditën e pare por do te jete i shtrire ne kohe ne mënyre qe te lirohen për te gjitha hapësirat publike te qytetit te Koplikut dhe gjithçka te jete ne vendin e duhur .

Artikulli paraprakADA, PRESIDENTI PJETRI: KËTË SEZON SYNOJMË MESIN E TABELËS
Artikulli tjetërISSH FLUKS PERSONASH PËR KONTRIBUTET VULLNETARE