Policia bashkiake rinisi një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në disa prej zonave kryesore në qytetin e Shkodrës

por disa prej qytetarëve shprehen se nuk është e drejtë që tregtarët të penalizohen në një kohë kur atyre bashkia Shkodër nuk i krijon asnjë mundësi për të shitur dikund tjetër.

Sipas qytetares e cila shpreh ankesën e saj, tregtarët janë të pafajshëm dhe nuk duhen penalizuar.

Me dhjetra tregtarë u detyruan që të heqin shumë prej tavolinave apo produkteve të tjera për shkak të aksionit të policisë bashkiake edhe pse shumë prej tyre mbajnë familjet me këtë punë dhe nuk kanë një vend tjetër se ku të shesin.

Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE, POLICIA BASHKIAKE NË TERREN
Artikulli tjetërM.MADHE, KONTROLLET PËR KANABISIN, 5 RASTE NË DY MUAJ