Këtë të hënë janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi. Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Rifat Kodra, përgjegjës I sektorit të ekstensioni bujqësor për qarkun Shkodër bën me dije se këtë vit ka disa ndryshime.

Përgjegjësi Kodra tregon se vitin e kaluar janë shpallur fitues mbi 3000 mijë fermer në të gjithë qarkun.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë. Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

 

Artikulli paraprakMAMURRAS, BANORËT PREJ 5 DITËSH NË PROTESTË
Artikulli tjetërFERMENTIM, LAGJJA PLOT MBETURINA DHE PUSETA PA KAPAKË