Ashtu siç ishte paralajmëruar muaj më parë, është hapur ditën e sotme By Pass-i i Shkodrës, i cili do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme trafikun në këtë aks, për të gjithë ata qytetarë që do të zgjedhin të shmangin kalimin përmes qytetit.
Të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor ishin ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe deputetja e PS Shkodër Edona Bilali.
POSTIMI I PLOTË
📍Shkodër, hapet për qarkullimin e automjeteve loti 1 i bypassit. I pajisur me të gjithë elementet urban, trotuarë, korsi 🚲biçikletash, ndriçim e 🌳gjelbërim do të shërbejë edhe si një pedonale për të gjithë qytetarët shkodranë e vizitorët e këtij qyteti. Një vepër e shumëpritur nga të gjithë qytetarët, e cila do të lehtësojë 🚦qarkullimin. Projekte të tjera të rëndësishme na presin në Shkodër, për ta çuar këtë qytet aty ku e meriton.
#shqipëriaeardhmjajonë☀️🇦🇱