Në 30 vjetorin e themelimit të tij fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës ka hapur programin e studimit të doktoraturës të parë në këtë fakultet në “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm”.

Shefja e departamentit të turizmit në fakultetin ekonomik Mirjam Dibra dhe koordinatorja për studimet e doktoraturës Arjeta Troshani shprehen se ky program i ri do t’i përgjigjet zhvillimeve ekonomike në vend.

Në këtë vit të parë të doktoraturës në “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm” do të jetë 10 studentë që kryesisht vijnë nga universiteti i Shkodrës pasi janë pedagogë të brendshëm apo të jashtëm.

Studentët e doktoraturës në fakultetin ekonomik firmosën edhe kontratën si brezi i parë duke nisur kështu studimet për këtë program të rëndësishëm për universitetin e Shkodrës por edhe më gjërë. Në këtë 30 vjetor, në fakultetin ekonomik u hap edhe një ekspozitë më fotografi në vite të veprimtarisë së këtij fakulteti.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 06.11.2023
Artikulli tjetërKAOSI I RITHEMELIMIT NË KUVEND/ META KRAH BERISHËS