Në kuadër të “80 vjetorit të çlirimit” është hapur në kalanë “Rozafa” të qytetit të Shkodrës ekspozita me temën “ Muaji i monumenteve historike”. Kejda Lamçe, specialiste e institutit kombëtar të trashëgimisë kulturore thotë se synimi i kësaj ekspozite është të kontribojë në ruajtjen dhe promovimin e trashigimisë kulturore të Shqipërisë.

Lamçe tregon se për të gjithë turistët do të shpërndahen materiale në formë kartolinash të cilat përmbajnë foto dhe pjesë informuese të monumenteve nga e gjithë Shqipëria.

Kjo ekspozië e organizuar nga Instituti komëtar I trashëgimisë kulturore është realizuar jo vetëm në Shkodër por edhe në qytete të tjera si Berati, Gjirokastra etj.

Artikulli paraprakKULLA E ÇUN MULËS TË KTHEHET NË MUZE
Artikulli tjetërSPAK I KOMUNIKOI ZYRTARISHT AKUZËN MALLTEZIT, JA PËR ÇFARË AKUZOHET