“Pak fytyrë” ishte titulli I ekspozitës me portrete që hapi për herë të parë në Shkodër artisti Rromir Imami. Në këtë ekspozitë paraqiten rreth 35 foto-portete me pak fytyrë. Një ide që nisi si një gabim në studion e artistit, por që rezultoi një frymëzim për hapjen e kësaj ekspozite rreth 3 vite më vonë.
Ndërkohë, kuratorja e ekespozitës Rozafa Shpuza tregon për vështirësitë e hapjes së kësaj ekspozite dhe përzgjedhjen e duhur të fotove.
Ekspozita “Pak fytyrë” do të jetë e hapur deri në fund të muajit gusht për të gjithë ata që duan të shohin nga afër foto – portretet e artistit Rromir Imami.