“Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno. Rilindja në Artin Pamor Shqiptar” ishte ekspozita e hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Ditën Botërore të Fotografisë. Drejtori I Muzeut “Marubi” Luçjan Bedeni tha se në këtë ekspozitë I kushtohet vëmendje dixhitalizimit të koleksionit të Kolë Idromenos që ndodhet në Institutin e Antropologjisë.

Ndërkohë Drejtori I Institutit të Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave Olsi Lelaj tha se kjo është vetëm faza e parë e një bashkëpunimi i cili do të vijojë me hapjen e ekspozitave të reja bazuar tek arkivat e materialet vizuale.

Ekspozita u realizua me mbështetjen e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë.

Artikulli paraprakXHAXHAI I AUTORËVE TË DYSHUAR: DREJTËSIA NA MORI NË QAFË
Artikulli tjetërNË 7 MUAJ 58 EKSTRADIME DHE 80 ARRESTIME ME QËLLIM EKSTRADIMI DREJT SHQIPËRISË