“Terapi shpirti” u titullua ekspozita e hapur nga piktorja e re Sibel Nimani e hapur në ambjentet e qendrës rinore “Atelie”. Në këtë ekspozitë, piktorja përzgjodhi rreth 30 punime të muajve të fundit. Ajo tregon edhe për mesazhin që ka përcjellë përmes kësaj ekspozite.
Ndërkohë, Erëmirë Jahja, pedagoge e artit tregon për bashkëpunimin me piktoren që në vegjëli dhe veçantinë që kanë punimet e saj.
Në këtë ekspozitë morën pejsë miq dhe të afërm të piktores Sibel Nimani, po ashtu edhe qytetarë të ndryshëm të cilët pëlqyen punimet e artistes së re.