BIZNESMENIA ANA PREKA VJEN NGA EMIGRACIONI PËR TË NDIHMUAR QYTETIN E SAJ. Fëmijët me aftësi ndryshe do të kenë një strehë më shumë në qytetin e Shkodrës. Biznesmenia Ana Preka ka hapur fondacionin “Ana Foundation” e shtyrë edhe nga një histori personale në familjen e saj.

E pyetur se sa kanë nevojë fëmijët me aftësi ndryshe për përkrahje, biznesmenia Preka shprehet se duhet një mbështetje shumë më e madhe. Krijuesja e fondacionit “Ana Foundation” ka edhe një apel për të gjithë biznesmenët dhe institucionet lidhur me këto shtresa. Ana Preka është një biznesmene që rikthehet nga emigracioni pas 24 viteve për të kontribuar për qytetit e saj me këtë fondacion për fëmijët me aftësi ndryshe.

Artikulli paraprakFESTOHET 13 VJETORI I MUZEUT ETNOGRAFIK NË TUZ
Artikulli tjetërRRUGA “FUSHA E DRUVE” PRET INVESTIME