Galeri Oda në Shkodër, streha më e re e artistëve ka hapur dyert me ekspozitën e parë kushtuar të prekurve nga tërmeti. Fotografja Rozafa Shpuza bashkë me 19 artistët e tjerë që sollën fotografitë e tyre në këtë ekspozitë të parë në galerinë Oda kanë vendosur që të ardhurat nga shitjet e këtyre fotove të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti…

 

Në një shtëpi të vjetër përballë fakultetit të drejtësisë në Shkodër, fotografja Rozafa Shpuza ka vendosur që shtëpinë ku jetonin prindërit e saj ta kthejë në një Galeri Arti, një ëndërr e kahershme e fotografes shkodrane…

 

Kjo ekspozitë me pjesëmarrjen e 19 fotografëve shqiptar nga disa vende të ndryshme të Europës nuk ka qenë e lehtë për t’u realizuar…

 

Fotografitë në këtë ekspozitë krijuan momente reflektimi tek të pranishmit ndërsa pjesëmarrës janë artistët  Hazir Reka, Ardian Fezollari, Osman Demiri, Dash Izairi, Mariposa Fa, Fjolla Besimi, Arton Humolli, Arben Llapashtica, Ergys Zhabjaku, Adnan Beci, Bardha Goga, Roland Beqiraj, Erald Kraja, Fisnik Dobreci, Olsi Qazimi, Iden Temali, Xheni Çuni, Berti Skenderasi dhe vetë Rozafa Shpuza e cila me këtë ekspozitë inauguroi galerinë e saj Oda në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakMREKULLIA: NUK NA U HAP DERA, DOLËM NGA DRITARJA. DO KISHIM RËNË NË GREMINË SE ISHTE SHEMBUR SHKALLA
Artikulli tjetërRAMA: NDËRTUESIT TË RIPAROJNË VETË PALLATET E DËMTUARA NGA TËRMETI OSE BURG! DOJA TË ISHTE KËTU EDHE OPOZITA