Qeveria ka vendosur të hapë garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se gara do të qëndrojë 30 ditë e hapur.
Afati për dorëzimin e ofertave nga ana e kompanive është deri në datën 23 dhjetor, ndërsa më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave, që do të paraqiten.
Shpallja e kompanisë fituese do të bëhet në mes të muajit janar, të vitit 2021, pas vlerësimeve nga ana e ekspertëve dhe konsulentëve të cilët janë pjesë e këtij procesi.