Ishte premtuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër që para disa muajsh dhe tashmë kopshti është realitet në lagjen Mark Lula ne Shkodër.
Kryetarja e Bashkisë voltana Ademi ka vizituar nga afër ambjentet e këtij kopshti pranë shkollës “Edit Durham”, ku përvec se ka vlerësuar një investim të tillë, ka thumbon sërish qeverinë shqiptare. Nga ana tjetër, edhe vetë komuniteti i kësaj zone ne Shkodër ka vleresuar këtë investim të Bashkisë Shkodër. Kopështi në lagjen Mark Lula është kërkuar që gjatë vitit të kaluar nga komuniteti i zonës nderkohe që sot behet realitet fale investimi te Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Oxfam Italia dhe Fshatrat Sos.