Në mjediset e fakultetit ekonomik të universitetit të Shkodrës“ Luigj Gurakuqi” u zhvillua aktivititeti i titulluar “Aty ku nis rrugëtimi”, ku pjesëmarrës ishin pedagogë, studentë, dhe ish të studentë të fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe jo vetëm. Ariana Striniqi, drejtore e departamentit biologji-kimi ka folur më shumë rreth rrugëtimit të departamentit Bilogji-Kimi që nisi 66 vite më pare.

Gjatë aktivitetit dekani i fakultetit të Shkencave të Natyrës Rrok Smajlaj, njoftoi se për herë të parë në Shkodër u inagurua laboratori i ushqimit që do t’i shërbejë degës shkencore të ushqimit.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë certifikata mirënjohje për pedagogët e profilit biologji-kimi.

Artikulli paraprakBANORËT KËRKOJNË RRUGË NË LAGJEN “PARTIZANI”
Artikulli tjetërSURPRIZA NË SHKODËR, PROPOZIMI PËR FEJESË