Gianni Infantino ka hapur zyrtarisht Muzeun Kombëtar të Futbollit Botëror të FIFA-s.

Kjo ishte edhe shfaqja e parë për publikun e Infantinos pasfitores së zgjedhjeve presidenciale të 26 shkurtit. Muzeu, nën drejtimin e Stefan Jost, është ndërtuar dhe krijuar përgjatë 2 viteve të fundit, duke rinovuar dhe rikonstruktuar nga e para një godinë në Zyrih, për të krijuar plot 3 mijë metra katror hapësirë për të ekspozuar gjithçka nga bota e sportit, një sport bar, një bistro, një kafe-bar dhe një librari. Pjesë e muzeut janë gjithashtu sallat e eventeve dhe seminareve. Sipas FIFA-s, pjesë e muzeut janë mbi 1 mijë objekte sportive, 1400 fotografi, 500 video dhe 60 ekrane si pjesë e ekspozitave, me një makineri gjigande futbollistike për vizitorët, që mund ta provojnë në çdo kohë. Pjesë e ekspozitës janë edhe trofetë e kupave botërore për femra dhe meshkuj. Infantino tha se ky muzeum do të festojë pasionin e njerëzve për futbollin, burra, gra, vajza e djem, të rinj apo të moshuar. Infantini ftoi të gjithë të apasionarit apo të dashuruarit pas futbollit të vijnë ta vizitojnë këtë vend sepse do të ndihen shumë mirë dhe do ta dashurojnë futbollin edhe më shumë. Ai shtoi se futbolli është një forcë e fuqishme për të promovuar diversitetin përqark botës: “Ne mund të shohim se ajo çka rëndësi në futboll është ngjyra e bluzave dhe fanellave të ekipeve dhe asgjë tjetër. Kjo është e jashtëzakonshme dhe mund të shohësh realisht historinë e futbollit botëror nga të gjitha kontinentet, nga secili vend” -tha ai

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMANJANI I KËRKON NISHANIT FALJEN E NAZIME VISHËS
Artikulli tjetërLSI: DUHET DIALOG PËR REFORMËN NË DREJTËSI