Objektet që kanë mbajtur gjatë vuajtjes së dënimit të dënuarit politik, janë ekspozuar për herë të parë në muzeun kombëtar.
Varëset, unazat, veshjet apo dhe poezitë që kanë bërë vetë të dënuarit do të mund të shihen nga publiku.
Në çeljen e ekspozitës Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi solli në vëmendje ngjarjen e 26 shkurtit.
Dorian Koçi: Dua të sjell në vëmendje, sot është një ditë e veçantë, një ditë përkujtimore e pushkatimit të tre martirëve në vitin 1951 për shkak të hedhjes së bombës në ambasadës sovjetike asaj kohe në Tiranë.
Lek Tasi në rrëmimin e tij u shpreh se në internim aspiratat e familjes ë tij ishin për arritjen e një jete normale.
Lek Tasi: Internimi i familjes time, në 1975, vinte mbas një dekade pasi të gjithë anëtarët e ngushtë të familjes time kishin dalë nga burgu dhe aspironin të kishin një jetë normale, të varfër dhe duke punuar punë të thjeshta.
Sipas Tasit udhëheqja e viteve të diktaturës kishte si qëllim eliminimin e elitës.