Në ditën e Rinisë në Tiranë është hapur zyra rajonale rinore.
Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri Rama dhe ministrat e Rinisë të Rajonit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi këtë zyrë si një urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të një rruge të përbashkët, atë të Bashkimit Europian.
Rama: Sot kurorëzojmë një proces që ka nisur disa kohë më parë në kuadrin e procesit të Berlinit, ku me inicativën e Merkel, të gjithë përfaqësuesit më të lartë të rajonit u mblodhën në Berlin dhe prej aty mori jetë një angazhim i ri për ti dhënë paqes në rajon një cilësi të re. Pjesë e këtij angazhimi ishte edhe krijimi i kësaj zyre mbi bazën e modelit frymëzues të bashkëpunimit rinor franko-gjerman, që luajti një rol fantastik në procesin e paqtimit mes dy vendeve pas Luftës së Dytë Botërore. Unë dua ti shprej mirënjohje miqve tanë gjermanë dhe francëzë që na kanë ofruar mbështjen mbi këtë proces dhe faktikisht e kanë shoqëruar në këtë periudhë ministrinë tonë të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë por edhe gjithë institucionet e tjera të përfshirë jo vetëm këtu por edhe në rajon, për ti dhënë jetë kësaj hapësire ku do marrin formë nisma të ndryshme dhe ku do luajnë një rol të rinjtë nga vende të ndryshme për të promovuar modele bashkëpunimi dhe për të jetësuar ide, projekte dhe iniciativa të përbashkëta. Ky është ai rajoni që quhej dhe mbeti për një kohë të gjatë me emrin “Fuçia e Barutit”, ky është ai rajoni ku plasi një luftë e Parë Botërore dhe ku lumenjtë e gjakut kanë përcaktuar edhe raportet fqinjësore mes nesh për shumë vite me radhe. Sot kemi një atmosferë paqeje dhe ndërveprimi, pavarësisht se nuk jemi dakord për gjithçka dhe inciativa të tilla janë të vyera sepse janë përpjekje të duhura për ti dhënë kësaj paqeje cilësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm e një ndërveprimi të harmonizuar në funksion të rrugës së Bashkimit Europian.
Klosi: Do ti shtohet dhe ngritja e një ure të fortë te lidhjes në rajonin tonë. Nuk janë të largeta dita kur në shënimet e histporisë ishin të ndara në këtë rajon. Nuk ka qenë as të paktat ditat kur paqja në rajon është kërcëenuar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dite. Ti bëjmë të rinjtë të ndihen si një familje, pavarësisht nga janë. Do të duhet shumë kohë kur pasionet e ballkanit të qetësohen. Por kjo zyrë do të kontribuojë në atë që duam të ndërtojmë, të ardhmen e përbashkët europiane.