Hapet zyrtarisht në Zvicër tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë.
Pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij, 57 kilometër, tuneli do të lidhë në rrugë hekurudhore europën veriore me atë jugore, duke kaluar nga Roterdami i Hollandës në Genova të Italisë. Tuneli shihet si revolucion në transportin evropian të mallrave. Projekti ka kushtuar 12 miliardë euro. Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë eshte hapur zyrtarisht në Zvicër pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij. 57 kilometër, tuneli do të sigurojë një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë nën Alpet zvicerane mes Europës veriore dhe asaj jugore. Zvicra thotë se ky tunel do të revolucionarizojë transportin evropian të mallrave, i cili cili aktualisht kryhet me një milion kamionë në vit. Projekti, i cili ka kushtuar më shumë se 12 miliardë euro u miratua nga votuesit zviceranë në një referendum në vitin 1992. Tuneli shkon deri në 2.3 km nën sipërfaqen e maleve e shkëmbinjve me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius. Inxhinierët e projektit deklarojnë se kanë shpërthyer dhe shkatëruar mbi 73 lloje të ndryshëm shkëmbinjsh, masë e cila ka shkuar deri në 28 milion ton shkëmb të gërmuar. Tuneli kalon nga Roterdami i Holandës në Genova të italisë. Tuneli i ri ka ndryshuar klasifikimin botëror dhe për pasojë tuneli hekurudhor Seikan në Japoni prej 53.9 km radhitet në vendin e dytë dhe ai që lidh Britaninë e Madhe me Francën, Channel Tunnel, klasifikohet në vendin e tretë.