Shoqata e artizanëve dhe zejeve të Shqipërisë, në bashkëpunim me bashkinë Shkodër kanë hapur panairin e radhës në pedonalen përballë hotel “Colosseo” në Shkodër. Ky panair vjen I organizuar në kuadër të ditës së verës tregon kryetari I shoqatës, mjeshtri I madh Zef Gjini ndërsa thotë se pjesë e panairit janë bërë edhe artizanë të rinj.
Në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, do të punohet për organizimin e panaireve në të gjitha pikat turistike.
Organizimi I panaireve të artizanëve dhe zejtarëve është kthyer në një traditë për qytetin e Shkodrës, ndërsa të shumtë janë qytetarët por edhe turistët e shumtë që e vizitojnë atë.