Në Qëndrën Kulturore “Kuijtim Alija” në Shkodër, janë rikthyer sërish pas periudhës së pushimeve gumëzhimat e fëmijëve. Që nga data 2 Tetor, kanë rinisur për fëmijët programet dhe kurset në shumë fusha të kulturës dhe sportit. Për drejtuesen e Qëndres Kulturore të Fëmijëve, Orjeta Kelaj Laro, e cila ka pak ditë që ka marrë detyrën, është shprehur se dyert e këtij institucioni janë të hapura për fëmijet e Shkodrës.

Aktivitetet në qëndrën kulturore të fëmijeve nisin me garën me biçikleta për fëmijet e kopshteve me datën 14 Tetor.

Qëndra Kulturore e Fëmijeve nis në këtë mënyrë sezonin e ri, të mbushur me kurse për fëmijet por edhe aktivitete për të gjitha grupmoshat nga 6-14 vjeç.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON LOKALIN NË KUNE
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, TE VLLAZNIA VJEN NJË AMERIKANE