Ky vit akademik do të krijojë një mundësi të re për të gjithë të rinjtë. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do hapet për herë të parë Masteri Profesional “Gazetaria Investigative”.

Për të gjithë të rinjtë që duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e gazetarisë, kjo është një dritare e re në Universitetin e Tiranës. Masteri profesional do të nis nga ky vit akademik 2021 dhe do të zgjasë për një vit.

Gazetaria Investigative ishte një degë që i mungonte universiteteve shqiptare, por jo vetëm, një degë e tillë mungon ndërkohë në vendet e Ballkanit. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që sjell këtë risi.

 

Artikulli paraprakTENSIONET KOSOVË-SERBI/ NATO: PALËT TË SHMANGIN VEPRIMET E NJËANËSHME DHE TË ULEN PËR DIALOG
Artikulli tjetërDËNIMI I ADRIATIK LLALLËS, RAMA FLET PËR HERË TË PARË: PO BËJMË NJË LUFTË TË HAPUR KUNDËR KORRUPSIONIT, PANDËSHKUESHMËRIA NUK ËSHTË MË NORMË NË SHQIPËRI