Kuvendi i Shqipërisë ka riçelur garën për kreun e ri të Avokatit të Popullit.

Nëpërmjet një njoftimit, Parlamenti bën me dije kriteret ligjore që duhet të plotësojnë kandidatët përkatës. Përveç se duhet të jetë shtetas shqiptar, kriter tjetër është njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit. Kandidati duhet të ketë aftësi profesionale, nuk duhet të jetë dënuar penalisht dhe të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit. Gara është çelur ndërkohë që në garë janë edhe disa kandidatë të tjerë. Procesi është kundërshtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Dokumentet përkatëse: Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur CV-në, nr kontakti tel/email/ Fotokopje e kartës së identitetit Librezë pune e noterizuar Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht. Plotësimi dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”. Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi. – Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqenien anëtar i partive/organizatave politike – Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Artikulli paraprakGJENDET TRUPI I PAJETË I NJË 50 VJEÇARI TEK LIQENI ARTIFICIAL
Artikulli tjetërPARA MEDIAS – TAHIRI BËN BILANCIN E VITIT 2016