Thethi, një prej zonave turistike më të pasura me bukuri natyrore, nuk do të lihet më në mëshirën e fatit.
Në hapjen e sezonit turistik, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi që administron fshatin e Thethit dhe krejt zonën e Dukagjinit u shpreh se do të ketë investime atje. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej vlerësoi banorët e Thethit të cilët kanë ruajtur atë zonë edhe pse pa mbështetjen e pushtetit qëndror apo vendor ndër vite. Hapja e sezonit turistik në Theth është shoqëruar me një sërë aktivitetesh të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e vlerave natyrore të asaj zone.