Pas 3 vitesh e kyçur për herë të parë ndërtesa e re e shkollës në lagjen “Mark Lula” ka hapur dyert duke mirëpritur nxënës nga ajo zonë. Në ditën e parë të shkollës mori pjesë edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se hapja e asaj shkolle do jetë në shërbim të komunitetit.

Inspektori i drejtorisë rajonale të arsimit Entri Çaku u shpreh se edhe DAR ka bërë përpjekjet e saj dhe e quajti pozitive zhvillimin e mësimit tek shkolla e re në lagjen “Mark Lula”.Tashmë të gjithë fëmijët e lagjes “Mark Lula” e cila është mbipopulluar 25 vitet e fundit nuk do të kenë më nevojë që të bëjnë rrugë të gjata për të shkuar në shkollat e tjera të qytetit por do zhvillojnë mësimin tek shkolla e tyre.

Artikulli paraprakNDËRTESA E RE ME TË ÇARA NË MURE, KLOSI: U KUJDES QEVERIA
Artikulli tjetërNIS SEZONI MËSIMOR, PD DENONCON SHKARKIMET NË ARSIM