Mes këngëve, valleve, panaireve dhe një atmosfere festive, është hapur zyrtarisht sezoni turistik në Vaun e Dejës. I pasur me turizëm liqenor, malor, historik, gastronomik dhe një natyrë të mrekullueshmë, Vau Dejësi është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Në fjalën e tij në aktivitetin e çeljes së sezonit, Kryetari I Bashkisë Kristian Shkreli tha se krahas investimeve, pjesë e vëmendjes së bashkisë do te jetë promovimi i zonës se Vau Dejësit dhe resurseve të saj.

Ndërkohë, Ministrja e Shtetit, njëkohësh drejtuese e PS për qarkun Shkodër Elisa Spiropali, tha se kjo zonë me një bukuri të pamatë, ka nevojë për investime në infrastrukturë.

Spiropali tha se qarku I Shkodrës, i patrajtuar ekonomikisht siç duhet për shumë vite, duhet të marrë vemendjen e duhur.

Garat me kajak në mbyllje të aktiviteteve që zgjatën për rreth 3 orë, i dhanë edhe më shumë bukuri kësaj dite.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN 16 MJETE LUNDRUESE NË KSAMIL, DURRËS, SHËNGJIN DHE VELIPOJË!
Artikulli tjetërVLERËSOHET EMIGRANTI, HUMANIST DHE ATDHETAR