Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroi sot Shqipërinë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes”, shkruan ambasada.
I Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë. Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë”.