VELIAJ: KA ARDHUR KOHA TË PËRBALLEMI ME TË KALUARËN.Hapja e dosjeve, do të kalojë përmes ngritjes së një institucioni të besueshëm bazuar në modelin gjerman të trajtimit të dosjeve. Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, nga tryeza e organizuar mbi të drejten e informimit per dosjet e sigurimit te shtetit ka theksuar se ka ardhur koha të përballemi me të kaluarën.

 

I pranishëm në këtë tryezë ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hofman, kërkoi shkuarje e këtij proçesi deri në fund.

Adoptimi i modelit gjerman për hapjen e dosjeve në vendin tonë nënkupton ngritjen e një agjensie profesionale, ku të sigurohen së pari objektet arkivore, ti siguroje akses njerëzve për të hyre dhe lexuar në këto dosje, por bazuar në rregulla të forta që duhen respektuar, si dhe këto dosje të vihen ne dispozicion të studiuesve dhe medias, por me bazë rregullat e forta me qëllim shmangien e abuzimeve në përdorim të materialeve që këto dosje përmbajnë.

Artikulli paraprakSUKAJ: VLLAZNA SHUMË LARG EMRIT E TRADITËS
Artikulli tjetërRAINERI: NDAJ PARTIZANIT SYNOJMË PIKË