Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Kreu i Shtetit vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës i përcjellë në profilin zyrtar në rrjetet sociale:

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë.

Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, PLAGOSET RËNDË DREJTUESI I MOTOÇIKLETËS!
Artikulli tjetërMIRATOHEN KONKLUZIONET E MINISTRAVE TË BE-SË PËR ZGJERIMIN