Arqipeshkëvia Shkodër – Pult nisi vitin jubilar, është një periudhë e veçantë në traditën katolike, e cila i kushtohet faljes së mëkateve, pajtimit me Zotin dhe pendesës sakramentale. Monsinjor Angelo Massafra, arqipeshkëv I dioqezës Shkodër – Pult tha se Ndjesa e plotë synon të shlyejë jo vetëm mëkatet e bëra, por edhe dënimet.

Jubileu i parë i krishterë u shpall nga Papa Bonifaci VIII në vitin 1300, me qëllimin për t’u ofruar besimtarëve një kohë hiri dhe shenjtërimi. Fillimisht festohej çdo 100 vjet, por më pas, Papa Klementi VI në 1343 e reduktoi frekuencën në çdo 50 vjet, dhe në vitin 1470, Papa Pali II e caktoi çdo 25 vjet, duke e bërë më të arritshëm për besimtarët.

Artikulli paraprakMURTAJA E DERRIT, IZOLOHET VATRA
Artikulli tjetërVITI I RI SJELL TRAFIK TË RËNDUAR NË SHKODËR