Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur një ngjarje të rëndësishme hapjen e shkollës shqipe në Rozhajë në Mal të Zi. Berisha ka përgëzuar kryeministrin Abazoviç, qeverinë e Malit të Zi për vendimin e të tyre, të cilin ish-kryeministri e ka cilësuar të drejtë.

Reagimi:

Një ngjarje e rëndësishme! Në Rozhajë hapet shkolla shqipe. Të dashur miq, sot kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj hapen shkollë shqipe në Dacaj, Rozhajë.

Urim i përzemërt dhe nderim i veçantë për banorët e Rozhajës. Atdhetarë të paepur që ruajtën në kushte të vështira gjuhën dhe identitetin e tyre. Por një përgëzim gjithashtu kryeministrit Abazoviç, qeverisë së Mali të Zi dhe qeveritarëve vendorë të Rozhajës, për vendimin e tyre të drejtë!

foto galeri foto galeri

Artikulli paraprakTAKIMI ME VUÇIÇ NË BRUKSEL/ ALBIN KURTI TAKOHET ME AMBASADORIN E FRANCËS
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, SA DO TË ARRIJNË TEMPERATURAT SOT