Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kritikon gjithmonë Albin Kurtin për qëndrimet që mban në raport me aleatët ndërkombëtarë, ka një thirrje të fundit për të. Në një postim në Facebook, Haradinaj i bën thirrje Kurtit që të kalojë në anën e duhur sa është ende në kohë. Ai thotë se Kurti dhe Osmani duhet të rreshtohen në anën e aleatëve ndërkombëtarëve dhe të insistojnë për marrëveshjen për njohjen reciproke me Serbinë. Kreu i AAK-së thotë se Kosova po kalon momentin më të vështirë, dhe Kurti as nuk e kupton rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë.

“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes! Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot’, ka shkruar Haradinaj.

Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces, ka shkruar ai.

Artikulli paraprakWHATSAPP VJEN ME RISINË E RE JA PËR ÇFARË BËHET FJALË
Artikulli tjetërHOROSKOPI – ÇFARË JU KANË REZERVUAR YJET PËR FUNDJAVËN…