Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër mesazh për Serbinë.

Haradinaj thotë se Kosova me të President nuk do e mbajë më kokën ulur para Serbisë, por do forcojë ushtrinë, policinë, rendin e ligjin.

Sipas tij ndaj Serbisë nuk mjafton vetëm ekonomia e fortë, por vetëm një Kosovë e fortë sjell ekonomi më të mirë.

Për Haradinajn lista e AAK me kandidatët është oferta më e mirë për Kosovën.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë.

Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë për t’i shtyrë përpara këto reforma.

Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët.

#ForcaeKosovës

RH

Artikulli paraprakPLANIFIKOI SULM TERRORIST NË SHQIPËRI, DËNOHET ME 7 VITE BURG NË GJERMANI 31-VJEÇARI NGA TAXHIKISTANI
Artikulli tjetërNGA NAVALNY TEK UKRAINA, BIDEN ZHVILLON BISEDËN E PARË TELEFONIKE ME PUTININ