Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj tha se e ka harrur përmbajtjen e raportit 100 ditor.
“E kam harruar përmbajtën e raportit tim 100 ditor, sepse e kam dorëzuar atë qe 100 ditë në Qeveri. Po mundohem të i mbaj mend këto 88 ditë që janë me rëndësi”, tha ai duke iu drejtuar opozitës.
Po ashtu ai e pranoi që ende koalicioni qeverisës nuk ka ndonjë zgjidhje për Demarkacionin,. Pasi siç tha ai një marrëveshje të tillë nuk ka pasur as kur është krijuar ky koalicion.
“Demarkacioni e ka rënduar Kosovën dhe rëndon edhe sot, vërtet që Qeveria aq sa ka pasur mundësi ka ndihmuar që kjo temë të marr epilogun e duhur.
Një komision i ri, një marrëveshje mes dy presidentëve një materie e arsyeshme para jush. Ne në koalicion nuk kemi pasur një marrëveshje për një temë të tillë sepse një pjesë e jona nuk kanë qenë pro kësaj çështjeje”, tha Haradinaj.
Gjithashtu ai ka thënë se ende nuk kemi një zgjidhje për demarkacionin.