Haradinaj shkarkon komisionin e demarkacionit me Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me të marrë detyrën, menjëherë ka marrë një vendim. Haradinaj ka shkarkuar sot Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Përmes një njoftimi për media, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se Haradinaj ka caktuar Shpejtim Bulliqin, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion. Njoftimi i plotë: Kryeministri Haradinaj shkarkon Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.