Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.
Vendimi vjen pas operacionit të djeshëm të realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në atdheun e tyre.
Përmes një shkrese zyrtare dërguar dy krerëve të institucioneve Haradinaj shkruan se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë operacion
“ “Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet” Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju:
Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës” thuhet në dokumentin e Haradinajt drejtuar ministrit të Brendshëm.