Nje e vertetë e hidhur por që rëndon mbi shkodranët.
Nje pohim nga goja e nje zyrtari te kabinetit qeveritar, qe pohon ne se ne Shkoder, te pakten edhe per kete vit nuk eshte parashikuar asnje investim per bypasin e shkodres. Te nisur me shume buje para 5 vitesh, por qe vit pas viti, duke pare edhe veshtiresine e impelmentimit te ketij projekti te gjithe u terhoqen nga ky investim, duke i lene shkodres nje dhurate, nje germadhe qe dita e dites po i prish edhe pamjen me te bukur te ketij qyteti, lumin buna dhe liqenin e Shkodres. Por ne kete zone rreziku eshte edhe me i madh, pasi i ndodhur ngjitur me brigjet e liqenit te Shkodres, pervec ndotjes se mjedisit ai rrezikon edhe kete pasuri kombetare, pjese e zones se mbrojtur Ramsar. Askush deri me sot nuk shqetesohet per kete realitet te ri qe eshte krijuar dhe po krijohet dita – dites, as bashkia dhe as ministria e linjes qe ka financuar per te avancuar punimet deri ne kete pike. Natyrisht qe sa me shume kohe qe te kaloje demi do te jete me i madh, e madje do te nise edhe telenovela tjeter, per te gjetur se kush do te jete pergjegjesi per te larguar keto tonelata mbetjesh, inerte te ndertimeve dhe mbeturina Sipas projektuesve ishte menduar se ndërtimi i këtij By Pass-i do të ndikojë jo vetëm për mbrojtjen e qytetit nga vërshimet e ujërave të liqenit të Shkodrës, por do krijojë dhe një infrastrukturë bashkëkohore, që do krijojë lehtësira për lëvizjen e shpejtë të automjeteve në aksin Shkodër -Hani Hotit, që lidhet dhe me akset Shkodër-Tiranë dhe Shkodër –Velipojë. Projekti parashikonte ndërtimin e një aksi rreth 4.5 kilometër të gjatë dhe me gjerësi që varion nga 11 metër deri në 54 metër. Projekti parashikon dhe ndërtimin e elementeve të duhura hidroteknikë, duke filluar që nga tombinat e deri tek ndërtimi i një stacioni pompash që do të funksionojë për largimin e ujërave të qytetit të Shkodrës, sa herë që do ketë rritje të nivelit të ujit të liqenit të Shkodrës. Ne kete project, eshte parashkuar paralelisht, edhe harmonizimi I ketij investimi teper te rendesishem me planin rregullues te qytetit te Shkodres, megjithate duket se kane ngelur vetem ne leter dhe duke mos marre asnje hap per zgjidhjen nje problemi vertete serioz per shkodren .