Bashkia Shkodër e ka përfshirë rrugën e “Luguçezmes” për rikonstruktim përgjatë këtij viti, ndërsa edhe pse jemi gati në mesin e gushtit, akoma nuk është bërë asgjë për rregullimin e saj.

 

Me pak fjalë, edhe ky sezon veror e gjeti këtë zonë në mëshirë të fatit, pa infrastrukturë dhe gati-gati të braktisur nga vëmendja e institucioneve vendore. Të paktë, këtë bëjnë me dije edhe vetë banorët e kësaj zone, të cilët kanë pak shpresa se mund të bëhet investimi për këtë vit.

 

Problem në këtë lagje mbetet edhe kanali i ujërave të zeza, i cili në mungesë të një kanalizimi të mirëfillt, ka detyruar banorët të ndërtojnë në anë të rrugës një kanal të hapur. Si sezon veror, padyshim, situata rrezikohet tej mase.

 

Rruga “Lugoçezme” është pjesë e një numri të gjatë rrugësh që bashkia Shkodër ka patur në projekt përgjatë vitit 2018, megjithatë, akoma nuk duket se po ndërhyhet. Përveç matjeve fillestare, asgjë më tepër nuk duket të jetë bërë në terren.

 

– Rikonstruksion Rruga e Lugoçesmes
– Rikonstruksion Rruga Rragam – Sheldi
– Rikonstruksion Rruga Bardhaj
– Rrenc në partneritet me këshillin e Qarkut Shkodër
– Rruga Hidrovori – Dobraç
– Rikualifikim urban blloqe banimi Bulevardi “Zogu i I”, Xhabijej
– Rikualifikim urban blloqe banimi “Europa”, Rus
– Rikualifikim urban blloqe banimi “Qemal Draçini”
– Rikonstruksion Rruga “Bashej”
– Rikonstruksion Rruga “Rozar Dodmasej”
– Rikonstruksion Rruga e Karinve
– Rikonstruksion Rruga “Drishtej”
– Rikonstruksion Rruga “Lodertune”
– Rikonstruksion Rruga “Vllaznimi”
– Rikonstruksion Rruga “Kacelej”
– Rikonstruksion i Rruges se Malësorëve te Mullirit
– Ndërtim trotuar dhe sistemim kanali Gomsiqe
– Rikonstruksion Rruga e Shirqit
– Sistemim asfaltim rruga qender Mes
– Qender Dragoç
– Rikonstruksion qendër Oblikë

 

Artikulli paraprakHOT I RI, INVESTIM NË UJËSJELLËS
Artikulli tjetërFITUESIT PËR NË UNIVERSITETE SHPALLEN MË 30 GUSHT